Berisha: Kohërat janë kritike, do përmbysim Edi Ramën dhe kthejmë PD-në te fitorja

Premte, 05 November 2021 17:22

 

Nga Lushnja ku po zhvillon 'Foltoren' me demokratët dhe simpatizantët e tij, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se qytetarët nuk do ta pranojnë më diktaturën e krimit dhe korrupsionit, siç e quajti qeverinë "Rama".

Lideri historik i PD deklaroi se 'Foltorja' do ta kthejë PD-në në një forcë vigale të lirisë dhe fitores.

Berisha tha qeveria Rama do të përmbyset.

"Foltorja do ta kthejë PD-në në një forcë vigane të lirisë, deokracisë dhe fitores. Kohërat janë kritike., por secili prej jush që na mbëeshtet ne, po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë. Po hapin një faqe të re në historinë e demokracisë. Sistemet demokratike janë delikate. Historia që ato kanë njohur vendnumëro dhe prapaktheu. Mjerisht nga demokracisë fragjile kanë lindur edhe diktaturat. Kjo është e vërteta e historisë, por këtë të vërtetë e shohim ne në kurriz. Në Shqipëri u ngrit një diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin., Bazohet në vjedhjen e votës, varfërimin e qytetarëve, largimin e tyre masivisht nga Shqipëria. Ky narkoshtet apo diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin, jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj por ia doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtet. Dhe të shndërrojë partinë e martirëve të lirisë, PD-në, partinë që përmbysi diktaturën komuniste ta shndërrojë siç do më thoshte dje në një mesazh të saj, një zonjë e nderuar, një sekretare e një dege të Tiranës, në një ministri të narkoqeverisë së Edi Ramës. Por ne jemi këtu për t’u zotuar se këtë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashku me këtë ne do të përmbysim Edi Ramën", u shpreh Berisha

Modifikuar më Saturday, 06 November 2021 09:39

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...