Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Akt stalinist nga kryetari pa parti, thirrja për të rinjtë

Premte, 05 November 2021 17:50

 

Nga Lushnja, ish-kryeministri Sali Berisha iu referua edhe shpalljes së zgjedhjeve nga PD për kryetar të Forumit Rinor.

Lideri historik tha se ky vendim është një akt stalinist dhe i turpshëm, pasi FRPD nuk është levë e partisë, por forum dhe si i tillë funksionon i pavarur nga PD.

Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë 'Foltoren'.
"Duke ardhur këtu, shoh lajmet që ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD, në kokë të tij krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhet në FRPD. Një akt stalinist i mirëfilltë dhe i turpshëm. Të rinjtë tek ne nuk janë leva të partisë janë forume me të cilat ne ndajmë të njëjtat vlera, principe dhe qëllime, por kanë vendin e tyre, kanë pavarësinë e tyre. Në këtë formë siç ka vepruar sot kryetari pa part, në këto 30 vite nuk ka vepruar kurrë një njeri i vetëm. Këto mund t'i bënte diktatori, por edhe ai ndiqte ndonjë diktaturë. Ndaj iu bëj thirrje të rinjve të marrin në dorë këtë foltore siç po e marrin çdo ditë e më shumë. Kjo Foltore është për të shndërruar PD-në në shtëpinë e lirisë, synon të vendosim rregulla demokratike brenda nesh, të vendosim vullnetin tuaj, votën tuaj, vendimin tuaj si themel të veprimtarisë së PD", tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...