Lulzim Basha hakmerret edhe ndaj Albana Vokshit, shpall zgjedhjet për Forumin e Gruas

Saturday, 06 November 2021 15:48

 

Një ditë pasi shpalli shkrirjen e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kjo në shenjë hakmarrje ndaj Belind Këlliçit i cili njoftoi se do t'i bashkohej Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e diel, Basha po tenton të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Lidhjes Demokratike të Gruas dhe kryetares së saj, Albana Vokshi.

Edhe Vokshi ka qenë kritike ndaj Bashës, duke i kërkuar që të reflektojë ndaj vendimeve të fundit që ka marrë në emër të Partisë Demokratike, nga përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha e deri te shkarkimi i Flamur Nokës nga nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Sot selia blu shpalli zgjedhjet për Forumin e Gruas, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat.

 

Në këtë deklaratë thuhet:

 

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte.

Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

1. Grida Duma

2. Arta Sakja

3. Dhurata Çupi

4. Orjola Pampuri

5. Greta Bardeli

6. Alfrida Marku

7. Ina Zhupa

8. Eralda Tase Bano

9. Zheni Gjergji

10. Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...