Trump i jep Grenell çmimin 'Game Changer': Ne do të punojmë sërish bashkë, e ndjej

Diel, 07 November 2021 16:26

 

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump dhe prezantuesja e FoxNews, Jeanine Pirro i japin çmimin 'Game Changer' (njeriu që ndryshon lojën) diplomatit amerikan, Richard Grenell.

Eventi i Republikanëve është zhvilluar mbrëmjen e kaluar përmes një ceremonie të veçantë.

 

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë ka vlerësuar diplomatin Grenell si bashkëpunëtorin e tij të shkëlqyer, njeri me guxim të madh dhe një zëdhënës i mirë për të gjithë amerikanët.

 

 

Trump u shpreh se për të ishte një nder që të punonte me Richard Grenell, ndërsa deklaroi se ata do të jenë bashkëpunëtorë sërish në të ardhmen.

 

Kjo deklaratë e Trump vjen në një moment kur janë shtuar zërat se ai do të kandidojë sërish në garën për President të SHBA-ve, në vitin 2024. Madje, sondazhet e fundit japin një epërsi të Trump kundrejt Joe Biden, me 2 pikë më shumë.

Fjala e Trump për Grenell
“Ric (Richard Grenell) ishte vërtet një person i guximshëm. Melania (Zonja e parë Melania Trump) kishte përmenduar fjalën guxim. Ric ka guxim të madh. Disa njerëz nuk e kishin atë guxim. Mendova se do ta kishin por jo. Ata u 'mbytën'. Disa u mbytën si qen dhe disa të tjerë nuk duhej të ishin aty në fillim. Dhe pastaj Ric, kishim edhe disa njerëz të mrekullueshëm.

Por Ric kishte guxim të jashtëzakonshëm. Ai shkoi atje dhe 'pastroi shtëpinë', Jeanine e tha më mirë se çdokush mund ta thoshte, ajo e kupton atë më mirë se shumica, por ai hyri dhe 'pastroi shtëpinë' dhe unë isha shumë krenar për të, dhe ishe një gjë e bukur, e mrekullueshme për të parë.

Ne jemi me ju gjatë gjithë rrugës, ne kemi qenë me ju që në fillim. Nuk ka pasur zëdhënës më të mirë, jo vetëm për njerëzit në këtë sallë, por njerëzit në vendin tonë. Kështu që, Ric, dua vetëm të të përgëzoj, je një njeri i veçantë si dhe i fortë fizikisht dhe psikologjikisht. Dhe ishte një nder të punoja me ju dhe kam një ndjenjë se do ta bëjmë përsëri".

E pranishme në eventin e Republikanëve ka qenë edhe aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane, Evi Kokalari

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...