Berisha: Kryetari pa parti nuk e meritonte kurrë drejtimin e PD-së

Tuesday, 09 November 2021 18:14

 

Nga Foltorja e Pogradecit, Sali Berisha deklaroi se duhej të ishte rikthyer që në vitin 2017, pas humbjes poshtëruese. Ai tha se Lulzim Basha nuk e meritoi kurrë drejtimin e PD-së.

“Kryetari pa parti harroi votën tuaj dhe u mor me karrigen e tij nga frika se mund t’i ikte ajo. Për këtë kemi ndërmarrë këtë proces me demokratët dhe demokratet në mbarë Shqipërinë. Foltorja është shndërruar në një burim shprese dhe kjo është merita juaj.

 

Kryetari pa parti zgjodhi të shkëputet përfundimisht nga ju. Ndërpreu çdo kontakt me ju. Komunikon me katër muret. Nuk njeh ligj dhe as statut. Sillet sikur ka ardhur nga Koreja e Veriut dhe jo si një njeri i shkolluar në një vend perëndimor.

 

 

Në këto kushte, pas një dhunimi flagrant të statutit, pas shkelmimit flagrant të forumeve të partisë, pas shkëputjes totale të tij nga anëtarësia e partisë, vetëm pse nuk është vetja e tij, në vend të dorëheqjes vazhdon e zbaton urdhra si peng. Njëherë thotë se për mua nuk ka forume e statut, nuk ka kuvend, njëherë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Po një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë, nuk mund të flasë për kohën.

 

Është një gabim i madh i jetës sime që në vitin 2017 kur i kërkova të japë dorëheqjen për humbjen poshtëruese, unë duhet të dilja në garë dhe të shpëtoja PD-në nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj,” tha Berisha.

“Kjo nuk është një nismë për interesa personale dhe ata që besojnë një gjë të tillë mashtrojnë veten. Kjo është betejë për mbrojtjen e statutit. Nëse nuk e mbroj statutin kur ai thyhet në mënyrë flagrante, kush mund ta mbrojë tjetër? Nëse nuk mbroj unë forumet, kush mund t’i mbrojë tjetër? Nëse nuk mbroj votën tuaj, kush duhet ta mbrojë atë?” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...