Berisha: 'Foltorja', lëvizja e dytë më e rëndësishme historike, pas vitit 1991

E mërkurë, 10 November 2021 21:16

 

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti 'Foltoren' si lëvizjen e dytë më të rëndësishme historike në Shqipëri pas asaj të vitit 1991 që solli pluralizimin politik.

"'Foltorja' tronditi Shqipërinë dhe u shndërrua në dritën e tunelit të zi ku ishin zhytur shqiptarët, që rrezatoi fuqishëm në arenën ndërkombëtare, është pas vitit 1991, lëvizja e dytë më e rëndësshme historike. Ju jeni dëshmitar të përpjekjeve djallëzore të narkoqeverisë por edhe aleatëve të saj ta pengojnë me çdo kusht këtë lëvizje, të shkurajojnë demokratët me deklarata absurde, me qëndrime antidemokratike, por që të gjitha dështuan.

 

Qytetarët shohin te 'Foltorja' burimin e shpresës, shpërthimin e energjive, dritën drejt ngritjes dhe drejt fitores. Nuk mund ta mohoj se shohin te Sali Berisha një potencial të atillë që do ta bëjnë të harrohet Berisha i dytë në përpjekjen e demokratëve për një rikthim të suksesshëm. Në këto javë kam patur fatin e madh së bashku me bashkëpunëtorët e mi të takohem dhe të bisedoj me dhjetëra e mijëra demokratë, kam konstatuar vendosmërinë për t'u ngritur, besimin e tyre se liria dhe vota e lirë janë themeli i rindërtimit të PD.

 

 

Se bashkimi i demokratëve nga dita e themelimit të saj. Kush ishte dje në 'Foltoren' e Pogradecit. Merreni edhe njëherë atë filmim, në rreshtin e parë ishin themeluesit. Pse kishin ardhur? Sepse e dinë që ftesa ime për bashkim është më e sinqerta", u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp nga 'Rogner'" për dorëzimin e 4200 firmave

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...