Ristani:Basha te shikoje firmat dhe ti verifikoje. Te dhenat personale si jepen publikut

E Enjte, 11 November 2021 12:09

 

Ristani thekson se janë mbledhur deri më tani më shumë se 4200 firma dhe po ndiqen të gjitha procedurat që duhen për të mbledhur Kuvendin.

 

Ristani eshte shprehur se Basha neqoftese ka desire ti shikoje dhe ti verifikoje firmat pasi ato nuk ndahen me publikun per shkak te privatesise 

“Në formularin ku janë hedhur firmat, janë parashikuar tre pika. Njëra për ndryshimet në statut. E dyta, për shqyrtimin e veprimtarisë anti-staturore të kryetarit. Dhe e treta një referendum i mundshëm, por edhe kjo duhet parashikuar në statut. Sepse në mënyrë të padrejtë këto janë hequr nga statuti i PD. Duam të rivendosim referendumin dhe procedurat se si mblidhet referendumi dhe në rast se gjykohet do të ketë një referendum për të ratifikuar vendimet e Kuvendit.

Sipas statusit të PD-së, Kuvendi i Partisë Demokratike mblidhet kur e kërkon Kryesia ose Këshilli Kombëtar, por mblidhet edhe në situatë speciale, kur e kërkojnë një e katërta e e anëtarëve të Kuvendit ose një e katërta e anëtarëve të PD-së.

Në këtë rast, një e katërta e anëtarëve të Kuvendit ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike, në realitet janë mbledhur shumë më tepër firma se një e katërta. Janë deklaruar 4200 firma, por unë e di se janë edhe shumë firma të tjera. Kuvendi bën verifikimin e mandateve. Tani duhet vetëm të presim thjesht 11 dhjetorin. Firmat janë depozituar te Edi Paloka. Ne po tregojmë respekt ndaj institucioneve të partisë”, u shpreh Ristani

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...