Flamur Noka: Sfidoj Gazment Bardhin, lë mandatin nëse një nga firmat e 272 delegatëve të Elbasanit nuk rezulton në rregull

E Enjte, 11 November 2021 18:37

 

Deputeti i PD, Flamur Noka në një lidhje Skype në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv shpjegoi pse 4200 firmat i dorëzuan te kryetari i Këshillit Kombëtar.

Noka tha se PD nuk ka sot një zyrë protokolli, ndërsa shtoi se 4200 firmat u dorëzuan te Këshilli Kombëtar i PD pasi është i vetmi organ serioz dhe i konstituuar.

 

Sipas Nokës, forumet e tjera të PD janë inekzistente.

Gjithashtu Noka sfidoi Gazment Bardhin lidhur me vlefshmërinë e firmave, teksa e sfidoi se, nëse një nga 272 delegatët e Elbasanit që ka plotësuar formularin për Kuvendin Kombëtar, atëherë ai do të dorëzojë mandatin e deputetit.

 

"Kontrolloni te tatimet në rast se në selinë e PD gjeni një neri që paguhet si shef propokolli, apo proptkollist, atëherë po ia çojmë. Gjithmonë ka patur protkoll në atë poart. Sot nuk ka asnjë punonjës që merret me protkolloin. Çdo dokument shkon ose te punonjësi i sportelit ose te sekretarja e kryetarit. Unë sfidoj Luzim Bashën që të na tregojë se kush është protokolluesi apo shefi i protokollit, atëherë ne i kërkojmë ndjesë. Në rast se do të kishte në selinë e partisë tonë një zyrë protokolli do ta respektonim pafund procedurën. Ne e çuam te Këshilli Kombëtar si i vetmi organ legjitim dhe i konstituuar pas Kuvendit Kombëtar, nuk ishte detyrim por thjesht për transparencë, që t'ju themi të gjithëve që kush do mund të shkojë dhe të verifikojë. Ndaj i them z.Bardhit shko dhe verifikoi një për një 272 firmat e delegatëve të Elbasanit. Në rast se një nuk të rezulton korrekte apo rezulton ashtu siç ke thënë ti, atëherë Flamr Noka që sot jep dorëheqje nga deputet, nga politika dhe nga çdo aksion e nismë politike", u shpreh Noka

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...