Noka i përgjigjet Bardhit: PD nuk ka asnjë punonjës protokolli, i sfidoj

Premte, 12 November 2021 14:31

 

Deputeti demokrat Flamur Noka në një reagim të tij për SYRI TV i është përgjigjur Gazmend Bardhit.

Noka u shpreh për SYRI TV se PD nuk ka asnjë punonjës që paguhet si punonjës protokolli në Partinë Demokratike.

‘Mendoni ju se demokratët do ti kërkojnë leje Bardhit, apo ndonjë tjetri. Kjo është një procedurë, kur Bardhi dhe shefi i tij, Basha, nuk kanë pranuar të mbledhë kuvendin. Të gjithë kryetarët e seksioneve, 4400 të grupseksioneve, kanë kërkuar që të mblidhet kuvendi, në këtë rast nuk i merret leje as Bardhit dhe as Lulit. Në këtë moment ka një vullnet të shprehur.

Unë e kam thënë dhe e përsëris që të gjitha firmat do të shkonin në seli dhe në seli janë. Le të dalë Bardhi apo Luli se kush është punonjësi i prokollit. Ne i kemi dërguar tek i vetmi institucion legjitim, përvecc Këshillit Kombëtar.

Kush të dojë le të shkojë e ti shikojë. 272 kryetarë dhe sekretarë grupseksionesh në Elbasan, kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit.

Nuk ka asnjë njeri që është i punësuar dhe paguhet në tatime si punonjës i protokollit në PD’, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV, deputeti demokrat, Flamur Noka

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...