Edi Paloka: “Non grata” për Berishën ishte goditje politike kundër PD-së për të mbështetur Ramën! Ju tregoj një nga të këqijat e Bashës

Diel, 14 November 2021 16:45

Edi Paloka: “Non grata” për Berishën ishte goditje politike kundër PD-së për të mbështetur Ramën! Ju tregoj një nga të këqijat e Bashës
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ëhstë shprehur ditën e sotme se shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA ishte një goditje politike kundër Partisë Demokratike për të mbështetur Edi Ramën.

Ai u shpreh se ia ka thënë edhe Lulzim Bashës se ky vendim i SHBA ishte edhe ndaj tij si kryetar i PD-së, teksa shtoi se përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar ishte një vendim i gabuar nga kryedemokrati.

Sipas Palokës, një nga të këqijat e Bashës është se kryedemokrati të dëgjon, e miraton atë që thua dhe më pas nuk e bën.

“Ka marrë vendimin më të gabuar në mënyrën më të gabuar. Ia thashë që në momentin e parë që mori vendimin. Me Bashën kam qenë më afër se me Berishën. Mua kur nuk më pëlqente diçka ia thoja drejtpërdrejt në zyrë.

Një nga të këqijat e Bashës është që të dëgjon, ta miraton atë që thua dhe pastaj nuk e bën. Ky është problem. Nuk e kam pritur fare vendimin për Berishën. I kam thënë se çështja e Berishës nuk është e tij, është kundër teje si kryetar partise dhe kundër nesh si parti.

Kjo ka qenë dhe mbetet goditje politike, për të mbështetur Edi Ramën. Para 30 vitesh ishim naivë dhe nuk e dinim si funskiononin gjërat, tani e dimë. Është goditur Berisha që të bëhej kjo situatë në PD, ia kam thënë edhe Bashës ditën kur ambasadorja Yuri Kim bëri deklaratën para selisë së PD duke kërkuar largimin e Berishës.

I thashë “kjo është kundër teje, edhe sikur vetëm ta diskutojmë përjashtimin e Berishës, neve na ikin gjysma e demokratëve”. Unë vetë po të isha, nuk e largoja Berishën”, tha Paloka në “Kjo Javë”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...