Monika Kryemadhi kundër projektbuxhetit për vitin 2022: Shkatërron bujqësinë me të cilën jetojnë 52% e familjeve shqiptare

Hënë, 15 November 2021 18:01

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë oponencës që i bëri në Kuvend projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, e cilësoi atë si një buxhet që shkatërron sektorin e Bujqësisë.

 


Sipas kryemadhit, rritja e kostos së input-eve bujqësore me 10%, është një barrë që do të bie mbi fermerët, të cilët do të rrisin çmimin dhe për pasojë nuk do të mund të shesin produktet e tyre.

Gjithashtu Kryemadhi theksoi se fermeri shqiptarë është aktualisht i pakonkurueshëm në rajon, pasi dhe ndihma që i jep shteti në formën e subvencioneve është e ulët dhe e papërfillshme.

 

“Buxheti i viti 2022 prek në mënyrë direkte prodhuesit shqiptarë. Paketa e re fiskale e paraqitur sot për miratim është goditja e tretë fatale që I vjen sot qytetarëve pas tërmetit të vitit 2019 dhe më pas pandemisë. Sot duhet të kishim të paktën një paketë që do përkrahtë drejtpërdrejtë prodhuesit dhe fermerët për kategorinë më të madhe që jetojnë shqiptarët me mijëra të punësuar ne sektorin e bujqësisë, jo vetëm të bujqësisë por dhe të prodhimit.

Do ta filloj me rritjen e çmimit me 6 lekë për litër të gazit për industrinë prodhuese. Sot, një fabrikë ka nevojë për 10 mijë litra gaz në ditë dhe në qoftë se do të bënim një llogari të thjeshtë kostot e këtij biznesi do të shtohen me 15.000 euro në muaj ose 180.000 euro në vit. Po t’i shtojmë dhe kostot e transportit e gjitha bashkë edhe me rritjen e çmimit të energjisë bizneseve tona i mbeten dy rrugë.

E para, të ulin prodhimin duke ulur njëkohësisht dhe numrin e punëtorëve. Dhe e dyta, të mbyllin aktivitetin sepse e para nuk përballojnë dot me kostot dhe produktet e tyre humbasin konkurrueshmërinë në tregjet e huaja por dhe në atë vendas. Hiqet rimbursimi i akcizës me 50 % për lëndën e parë djegëse që përdoret në fabrika. Pra vazhdon paradoksi për atë që duam ta quajmë përafrim të legjislacionit tonë me Bashkimin Europian. Asnjë vend në Europë nuk lejon që të ketë akcizë për këtë produkt.

Direktiva e këshillit është mjaft e qartë siç është transfozuar dhe në legjislacionin shqiptar, sa i takon akcizës për produkte energjitike të përdorura në procese mineralogike parashikon përjashtim nga pagesa e akcizës.

 

Qeveria shprehet se rimbursimi me 50% deri më sot ka qenë një trajtim preferencial për këto subjekte por në fakt ka qenë një shkelje e ligjit i cili mund të përkthehet dhe në një konflikt tjetër gjyqësor dhe një kosto tjetër për buxhetin e shtetit. Por sërish po bëjmë hapa pas si në përkrahjen e biznesit prodhues ashtu dhe në legjislacion. Kjo taksë do e bëjë produktin ‘Made in Albania’ më pak të konkurrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

E treta është rritja e vlerës së importit të makinerive për të përfituar përjashtimin nga tvsh-ja nga 50 milionë lekë në 500 milionë. Me një të rënë të lapsit kjo nismë do të godasë direkt bujqësinë dhe prodhuesin vendas, 10-fishimi i vlerës e bën të pamundur që fermerët të kenë mundësinë e investimeve.

Por vazhdojmë dhe më tej se paketa përveç prodhuesve prek dhe fermerin e thjeshtë. Paketa fiskale parashikon shtimin e kostove për këtë kategori e cila ka patur një numër shumë të lartë të vetëpunësuarish. Kostoja me 10% e rritjes së tvsh-së për imputet kjo automatikisht shton kostot për fermerin e thjeshtë i cili mirë që nuk ka garanci për atë ç’ka blen por tashmë duhet ta blejë dhe 10% më shtrenjtë. Mos të harrojmë skandalin e fundit të farës së domates ku Ministria e Bujqësisë as nuk denjoi të lëshonte një letër me vulë e firmë që femerët të mbroheshin në gjykatë por u bënë fajtorë fermerët duke i quajtur se nuk dinë të ujisin dhe të vadisin.

Hiqet kompensimi 6% i tvsh-së në shitje. Të gjitha këto propozime të paketes fiskale do të shtojnë kostot me 40 milionë dollarë në vit për fermerët dhe prodhuesit pa menduar sesa janë rritur çmimet në tregjet ndërkombëtare për imputet. Por çfarë bën qeveria? Del dhe thotë që do të kemi skema subvencioni dhe investime në këtë fushë”, tha Kryemadhi.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...