Këlliçi: Kuvendi Kombëtar i partisë do të mbahet vetëm më 11 dhjetor

Tuesday, 16 November 2021 10:09

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është i bindur që Kuvendi Kombëtar i partisë do të mbahet vetëm më 11 dhjetor, dhe jo më datë 18, siç vendosi një ditë më parë kryesia e PD.

“Ja u garantoj që do të ketë vetëm një datë, ajo 11”, tha Këlliçi i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN. Ai pranoi se Foltorja e mbledhur nga ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka pasur gabime, por sipas tij ishte e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin në parti. “Shpesh në Foltore është tejkaluar e drejta e fjalës, ka pasur edhe linçime. Këto janë gabime të Foltores, por ajo ka risjellë mendimin ndryshe në PD dhe është i vetmi instrument për të bërë një ndryshim. Foltorja ka sjellë Kuvendin dhe është Kuvendi që cakton kryetarin, jo Foltorja. Por të tmerruar nga foltorja ka njerëz që e shohin si shantazh atë, por unë e shoh si mundësi”.

 

Këlliçi hodhi poshtë pretendimet se në mbledhjen e kryesisë së PD ka pasur konfrontime fizike, por vetëm tone të larta, siç është normale, sipas tij, në një situatë të tillë.

 

Deputeti i PD tha se kryetari Basha ka ndryshuar me 180 gradë qëndrimin që nga dita e parë që vendosi të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar. “Në fillim refuzoi që kishte krizë, ndërsa dje befas u mblodh kryesia për herë të parë, për të paraqitur një propozim që nuk ka vlerë, përçan PD dhe nuk është mbi 4200 delegatët e Kuvendit Kombëtar. Ky është Kuvendi i parë Kombëtar që vetëmblidhet nga delegatët. Uroj dhe jam i bindur që në fund të këtij procesi do të kemi vetëm një PD”, tha Këlliçi.

 

“Zoti Basha duhet të vijë me platformën e tij shteruese, të shpjegojë pse e ka marrë vendimin për zotin Berisha, të shpjegojë sesi me planin e tij PD rrëzon Edi Ramën. Se ne betejën e kemi me Edi Ramën dhe kemi humbur 2 muaj për këtë betejë. Të vijë dhe të votëbesohet. Në momentin që merr një votë më shumë se të tjerët, zoti Basha është kryetar legjitim. Sot ai e pranon që ka nevojë për një Kuvend, por ka humbur 2 muaj kohë dhe ka futur bazën në konflikt. Ky është rreziku më i madh sepse janë vetë militantët që janë në gjendje konfliktuale me njëri-tjetrin. Më mirë që ka ndodhur ky debat, që do ta demokratizojë edhe më shumë PD”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...