Floriana Garo i përgjigjet 'Fiks fare': Firmosja e formularit nuk të bën delegat!

Tuesday, 16 November 2021 22:21

 

Floriana Garo, drejtorja e komunikimit në 'Foltoren' e liderit historik të PD, Sali Berisha i është përgjigjur emisionit 'Fiks Fare', lidhur me pretendimet për mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD.

Garo thotë se plotësimi i formularit nuk të bën delegat, ndërsa shpjegon procedurën dhe filtrat që kalojnë firmëtarët për të qenë më pas delegatë me të drejtë vote në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

"Firmosja është vetëm hapi i parë, por deri në finalizmin e verifikimit dhe klasifikimin e saj si firmë delegati ka shumë hapa dhe filtra të tjerë që bëjnë të pamundur transformimin e një anëtari, qytetari apo gazetari në delegat të Kuvendit Kombetar të PD!", thotë Garo.

 

Procesi i firmosjes se formularit per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ka gjetur nje perkrahje te gjere jo vetem tek delegatet e Kuvendit por ne te gjithe bazen dhe anetaresine e Partise Demokratike.

Ndonese prane zyres se z. Paloka jane depozituar ne menyre strikte vetem firmat e delegateve te Kuvendit te cilet jane gjithashtu dhe drejtues strukturash te Partise Demokratike, gjejme rastin te falenderojme te gjithe ata demokrate qe kane shprehur mbeshtetjen e tyre per kete proces edhe pse formularet e firmosur prej tyre nuk jane perfshire ne grupin e firmave te depozituara per mbledhjen e ketij kuvendi pasi emrat e tyre nuk figurojne ne listen e delegateve te tij te cilen ne e disponojme te plote.

Firmosja eshte vetem hapi i pare, por deri ne finalizmin e verifikimit dhe klasifikimin e saj si firme delegati ka shume hapa dhe filtra te tjere qe bejne te pamundur transformimin e nje anetari, qytetari apo gazetari ne delegat te Kuvendit Kombetar te PD! Per sa me lart ftojme gazetaren emisionit “Fiks Fare” apo kedo tjeter qe ka petendime te ngjashme te kontrolloje formularet e depozituar tek zyra e z. Paloka per t’u bindur se formulari i saj apo i kujtdo tjeter qe nuk i perket delegateve te kuvendit pavaresisht se ku e si eshte plotesuar nuk eshte bere pjese e firmave te dorezuara per mbledhjen e Kuvendit!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...