Kryetari i PD Librazhd refuzon Foltoren e demokratëve dhe i bashkohet 'foltores' së Taulant Ballës

Saturday, 20 November 2021 14:43

 

Një ditë më parë Foltorja e demokratëve ishte në qytetin e Librazhdit ne ndalesën e radhës. Ashtu si në qytetet e tjera ku ka udhëtuar Foltorja, edhe demokratët e qytetarët e Librazhdit ishin të gjithë aty, përveç njërit. Në sy ra mungesa e Kryetarit të PD-së në Librazhd, Bujar Vretos. Ky i fundit vendosi t’i braktisë demokratët e Librazhdit në mënyrë të pakuptimtë.

Por edhe pse moralisht z. Vreto do të duhej të ishte dje në sallë, teknikisht ai është në të drejtën e tij të bëjë zgjedhjet që gjykon të arsyeshme. Por ka vetëm një konstatim që nuk mund të injorohet.

 

Si asnjëherë tjetër, pak ditë më parë kryetari i demokratëve të Librazhdit zgjodhi të ishte i pranishëm në "foltoren" e Taulant Ballës në kuadër të Ditës së Çlirimit të Librazhdit nga partizanët komunistë; ama po i njëjti nuk e gjykoi të arsyeshme të bashkohej me demokratët në Foltoren që po i prin demokratët ne çlirimin e Partisë Demokratike më 11 Dhjetor.

 

Bujar Vreto nuk është i vetmi që mes demokratëve dhe aktiviteteve të Rilindjes, zgjedh këtë të dytën. Por është rasti më i fundit sesi te drejtuesit lokalë të PD-së, besnikë të Lulzim Bashës, mes demokratëve dhe socialistëve - struken më kollaj në llogoren e dytë.

 

Nën "modelin" e kryetarit ne detyrë të PD-së, demokratët fundja janë "llum antiamerikan", ndërsa Edi Rama dhe Taulant Balla nuk janë veçse aleatë te mirëfillte në hallin që do të zgjidhet në 11 Dhjetor

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...