Tradhetia qe nuk dinim. Basha nuk u regjistrua per zgjedhjet lokale

Hënë, 22 November 2021 18:13

 

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot në një konferencë për mediat se është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes për kapjen e pushtetit lokal dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës. Ai foli për një bisedë me kreun e PD në Gjermani që i parapriu vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta tha se Basha dhe PD edhe pse e kërkuan vetë nuk u regjistruan dhe në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor.

Duke iu përgjigjur akuzave të bëra ditët e fundit nga kryetari i PD, Kreu i Shtetit theksoi se bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit. Sipas Metës, Lulzim Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore.

 

“Lulzim Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare për t’u regjistruar si subjekt konkurrues në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor 2019. Edhe pse opozita ishte organizuar si një front opozitar, rezulton se PR, PAA, LSI i kanë paraqitur KQZ-së kërkesat respektive zyrtare, si për t’u regjistruar si konkurrentë në zgjedhjet e 13 tetorit, por edhe për të marrë masat për përgatitjen e tyre. Ndërkohë që Lulzim Basha që paska mbështetur presidentin, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë të kësaj natyre. Pra, Lulzim Basha jo vetëm që bojkotoi 30 qershorin, por edhe 13 tetorin. Në bazë të kërkesës së këtyre forcave politike opozitare, kryetari Zguri thirrje mbledhjen e KQZ-së, por nuk u bë kuorumi, sepse 4 anëtarë të shumicës nuk morën pjesë dhe një nga arsyet e tyre se dhe vetë kreu i PD kishte bojkotuar 13 tetorin e si do bëheshin zgjedhjet pa PD.
Për çdo qytetar që dëgjon gënjeshtrat e zotit Basha, kush i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në dhe për zgjedhjet e 13 tetorit 2019 sipas dekretit të Presidentit për të cilën kishte rënë dakord? Bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit. Lulzim Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore. Jo vetëm që nuk e mbështeti presidentin, por edhe kërkesa formale që i është kërkuar disa herë nga aleatët u përdor nga maxhoranca dhe për komisionin hetimor dhe në Komisionin e Venecias, për të treguar që Presidenti nuk donte të bëheshin zgjedhjet në Shqipëri, jo se Presidenti donte zgjedhje gjithëpërfshirëse. Është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes dhe për kapjen e pushtetit lokal. Ai mbështeti kreun e rilindjes dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës.
Me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes.
Do ketë fakte të tjera, por ky fakt ka të bëjë me të gjithë qytetarët. Bojkoti i opozitës dëmton dhe ata që kanë votuar për PS se në fund të fundit duan dhe ata llogaridhënie”, deklaroi Meta

Modifikuar më Hënë, 22 November 2021 18:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...