Flamur Noka: Berisha kishte në plan të niste lëvizjen në PD edhe para 'non grata'

Hënë, 22 November 2021 22:54

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se edhe pa u shpallur non grata, ish-kryeministri Sali Berisha kishte në plan një lëvizje për reformimin e PD-së së brendshmi.

Noka zbuloi se humbja e PD në 25 prillit e bindi dhe më shumë liderin historik të demokratëve për të nisur lëvizjen brenda Partisë Demokratike.

 

“Sali Berisha kishte një plan për një lëvizje brenda PD, edhe pa non grata. Ai sot rezulton shumë më lart se Basha në sondazhe. Problemi që ka PD është problemi i autokracisë. Gabimet dhe fajet i kemi marrë përsipër. E kam thënë që Bashës i dridheshin këmbët prej Agron Shehajt. Pa ndonjë eksperiencë të madhe në politikë", u shpreh Flamur Noka.

 

Sakaq, vlen të sjellim në vëmendje se Sali Berisha ka deklaruar edhe në 'Foltore' se i kishte kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës pas humbjes në 2017, gjë e cila ishte refuzuar nga kryetari i PD.

 

Ndërsa pas humbjes në 25 prill, që i dha Edi Ramës poër herë të parë në historinë pluraliste të Shqipërisë mandatin e tretë, Berisha ka akuzuar Bashën se i bëri zgjedhjet brenda PD me nxitim, duke u kapur pas karriges së tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...