'Dolën nga zyra e Edi Ramës'/ Berisha: Grisini pseudoformularët e Bashës, ka edhe 'patronazhistin' aty

Tuesday, 23 November 2021 19:08

 

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga Mati gjatë takimit me demokratët dhe simpatizantët edhe formularët e shpërndarë nga PD një ditë më parë, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor.

Berisha tha se pseudoformularët kanë dalë nga zyra e Edi Ramës aq sa aty janë parashikuar edhe partonazhistët, një sistem i huazuar nga PS.

 

Griseni atë formular, ishte porosia e Berishës për anëtarësinë demokrate, duke i ftuar ata që të marrin pjesë te Kuvendi i rithemelimit të PD në 11 dhjetor.

 

"E patë një pseudoformular të marrë nga zyra e Edi Ramës, ku thuhet personi përgjegjës 'partonazhisti'. I dha edhe sistemin e patronazhistëve. Griseni atë paçavure po erdhi, por me duket se nuk ia merr njeri. I them Edi Ramës se erdhe në pushtet duke bërë thirrje hapur i gjithë llumi të bashkohet kundër Sali Berishës, unë u bëj thirrje grave, burrave, njerëzve idealistë, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti për ta bërë atë vend të shpresave tona, vend të shpresave të fëmijëve tanë.

 

11 dhjetori shënon fillimin e revolucionit tonë. Ne e dimë se Edi Rama është armik i votës, nuk heq dorë nga rrëmbimi dhe plaçkitja e saj, por ne zotohemi se do të votojmë të lirë, i themi Edi Ramës se do të votojmë të lirë pa ty. Bëhu gati, na ke borxh votën, po nuk e hape rrugën, do të të detyrojmë ne ta hapësh. Ne do të votojmë. Një biznesmen më tha se nëse nuk betohemi për protestë 6 mujore kundër kreut të Meduzës, ne nuk jemi demokratë. Ne nuk i ndahemi atij, e ka ndjerë ai, prandaj është tmerruar", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...