Nishani: Akti i rëndë i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, më i rëndi në Shqipërinë pas diktaturës

E mërkurë, 24 November 2021 09:14

 

Ish-Presidenti Bujar Nishani i ka akuzuar si bashkëpërgjegjës për një akt shumë të rëndë, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha: për shkatërrimin e alternativës politike në Shqipëri dhe idenë malinje të krijimit të fasadë-opozitës.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë ! Më i rëndi i bërë prej pushtetarësh në periudhën post diktatoriale të Shqipërisë, - paralajmëroi Nishani në Fb. - Më të rëndë se paaftësia, më të rëndë se korrupsioni, më të rëndë se mashtrimi !

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik. Bashkëpunimi mes tyre në këtë akt, e rëndon edhe më shumë peshën e dëmit dhe përgjegjësisë që ju takon të paguajnë.

 

Ky akt i rëndë qëndron jo thjesht tek fakti se u ideua, planifikua dhe nisi kundra Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila përfaqëson gjysmën e elektoratit shqiptar, por më së shumti tek malinjiteti i modelit të “fasadë opozitës”, të opozitës në mëshirën e fatit që cakton pushteti, të konceptit se shqiptarët janë qenie të “klasit të dytë”.

Ky akt i ulët është i pafalshëm! Të ringremë PD, që të shpëtojmë Shqipërinë!,” bëri thirrje në fund të mesazhit të tij, ish-Presidenti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...