Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Floriana Garo: Garantojmë transparencë të plotë për vullnetin e 4700 delegatëve

E Enjte, 25 November 2021 09:21

 

Drejtorja e Komunikimit e 'Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo i është përgjigjur akuzave për vlefshmërinë e firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Përmes një deklarate, Garo njofton se për thirrjen e Kuvendit të Partisë Demokratike janë mbledhur zyrtarisht 4700 firma.

Duke iu referuar verifikimit të firmave nga deputeti Agron Shehaj, Garo, duke falenderuar ligjvënësin demokrat tha se janë të ftuar edhe të tjerë për të bërë të njëjtën gjë në prani të mediave.

 

Floriana Garo thotë se do të garantohet transparencë e plotë për vullnetin e 4700 delegatëve që kanë firmosur formularin.

 

"Verifikimi i bërë nga z.Shehaj sikundër publikimi i listës emërore të delegatëve që kanë firmosur nga Dega Nr. 6 në Tiranë vërteton katërcipërisht jo vetëm vullnetin e shprehur të 4700 delegatëve për mbledhjen e Kuvendit por dhe gatishmërinë e Foltores për t’i dhënë mundësinë cilitdo që dëshiron të bëjë transparencë të plotë për formularët e depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Përfitojmë nga rasti të ftojmë sërish mediat dhe cilindo tjetër për ta vazhduar procesin e transparencës dhe verifikimit!", shprehet Floriana Garo.

Ajo thotë gjithashtu se grupi i punës po bën një proces ri-verifikimi për hapat e administrimit të tyre.

Deklarata

Partia Demokratike - Foltorja
Gjejmë rastin për të falenderuar deputetin Agron Shehaj për verifikim e kryer nga ai për firmosjen e formularëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar nga delegatët e Degëve 5 dhe 7 në Tiranë.

Në përfundim të procesit të verifikimit të bërë publik nga z.Shehaj rezultoi se në të dy degët për thirrjen e Kuvendit kanë firmosur mbi 50% e delegatëve të tyre të cilët i falenderojmë për mbështetjen dhe kontributin.

Vetëm 2 nga 100 delegatët e verifikuar nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit. Garantojmë se formularët me emrat e tyre janë tërhequr nga grupi i 4700 formularëve të depozituar e ndërkohë, po bëjmë një proces ri-verifikimi të hapave për administrimin e tyre.

"Verifikimi i bërë nga z.Shehaj sikundër publikimi i listës emërore të delegatëve që kanë firmosur nga Dega Nr. 6 në Tiranë vërteton katërcipërisht jo vetëm vullnetin e shprehur të 4700 delegatëve për mbledhjen e Kuvendit por dhe gatishmërinë e Foltores për t’i dhënë mundësinë cilitdo që dëshiron të bëjë transparencë të plotë për formularët e depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Përfitojmë nga rasti të ftojmë sërish mediat dhe cilindo tjetër për ta vazhduar procesin e transparencës dhe verifikimit

Përfitojmë nga rasti të ftojmë sërish mediat dhe cilindo tjetër për ta vazhduar procesin e transparencës dhe verifikimit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...