Vokshi takon gratë dhe vajzat e Shkodrës: Kuvendi i 11 dhjetorit do të marrë vendime historike

Premte, 26 November 2021 21:50


Gratë dhe vajzat e shkodrës kanë mbështetur mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Deputetja e PD, njëkohësisht kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në qytetin verior, bëri me dije se deri më tani, thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor i janë përgjigjur pozitivisht mbi 5000 delegatë.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, ka deklaruar nga Shkodra se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 11 dhjetor.

 

 

Ajo konfirmoi se 5000 delegatë kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit i cili do të shënojë ringritjen dhe rithemelimin e Partisë Demokratike.

Albana Vokshi deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e LGDSH ka zhvilluar një aktivitet me gratë dhe vajzat e qytetit të shkodrës, ku tema kryesore e këtij takimi ishte mbrojtja e grave nga dhuna

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...