Lajçak kundër Ramës dhe Vuçiç: Projektet që ndajnë rajonin nuk janë të mira

Saturday, 27 November 2021 22:53

 

Miroslav Lajçak tha se BE-ja dhe ai personalisht mbështet procesin e tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. "Ne nuk mendojmë se projektet që ndajnë rajonin janë të mira për rajonin", tha ai në Forumin Integrimit Ballkanik në Podgoricë, duke mbështetur Procesin e Berlinit dhe jo projektin e Edi Ramës, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev të 'Open Balkan'.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, u shpreh se Brukseli mbështesin procesin e tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

Miroslav Lajçak tha se po sheh që rendi politik global po ndryshon, duke shtuar se tashmë ka shumë 'lojtarë' dhe se ai dëshironte që BE të pozicionohej në skenën globale.

"Nëse kjo ndodh, përgjigjja është në Ballkanin Perëndimor, nëse tregojmë se jemi të gatshëm të promovojmë vlerat tona në Ballkanin Perëndimor dhe që ai t'i pranojë ato, atëherë ne mund të t'i drejtohemi rajoneve të tjera", tha ai.

I dërguari i BE deklaron tha se integrimi i rajonit në BE nuk ka alternativë tjetër.

"Ju nuk duhet të kërkoni një alternativë, zoti Gjukanoviç (presidenti malazez Milo Gjukanoviç). Procesi është shumë më i ngadalshëm nga sa kishim shpresuar dhe kërkuar", tha Lajçak në Forumin e Integrimit Ballkanik në Podgoricë, duke përmendur "rrethanat objektive që ndikuan në të". "Brexit, kriza e emigrantëve, por edhe skepticizëm mes anëtarëve të BE".

Ai tha se nuk duhet pritur që BE-ja t'i zgjidhë problemet e saj, duke shtuar se frika që ekziston tani është se mos BE humbet Ballkanin Perëndimor.

"Ajo për të cilën kam frikë është humbja e Ballkanit Perëndimor, i cili është i përkushtuar ndaj vlerave tona. Në vend që të krijojmë shtet ligjor, media të pavarura, shoqëri civile, gjyqësor të depolitizuar, ne po shkojmë drejt forcimit të tendencave autoritare joliberale. Një Ballkan i tillë do të jetë një instrument për interesa strategjike të lojtarëve të tjerë. Kjo është arsyeja pse ne duhuet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ne duhet t'i shohim gjërat realisht dhe sa sinjale të forta pozitive po dërgon rajoni në BE. Ne duhet të përshpejtojmë procesin, por jo vetëm të kritikoni BE-në", tha Lajçak.

Zyrtari i Brukselit shtoi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të rikthejnë besueshmërinë e procesit.

BE, vijoi ai, duhet të jetë e sigurt se anëtarët e rinj nuk sjellin probleme të tjera.

Lajçak shtoi se të gjitha vendet e rajonit kanë bërë punë të mjaftueshme në procesin integrues dhe BE-ja do ta shfrytëzojë atë

Ai tha se BE është deri tani investitori më i fuqishëm në rajon, një partner tregtar dhe se ofron ndihmë të madhe.

"Janë paratë e qytetarëve të BE-së që janë të vetëdijshëm se paratë shkojnë atje", shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...