'Rilindja Urbane' përmbyt sërish Librazhdin, shpërthejnë pusetat, uji vërshon rrugëve

Hënë, 29 November 2021 08:29

 

Përmbytet sërish Librazhdi.

Reshjet e rëna në ditën e sotme, kryesisht gjatë pasdites kanë shkaktuar probleme në qytet.

Përmbytja e qytetit është shkaktuar nga shpërthimi i pusetave dhe kolektorëve të ujërave të zeza.

Problematike ka qenë situata në kryqëzimet e rrugëve brenda në qytet, pranë Komisariatit të Policisë, Rruga Jakup Biçaku, pranë Drejtorisë Arsimore, segmentet në brendësi të qytetit, pranë selisë së PD dhe te restorant "Sopoti" .

Punimet në ujësjellës kanalizime vazhdojnë të krijojnë probleme që prej një viti gjithmonë kur ka reshje.

Ndërkohë që vlen të theksohet se Librazhdi iu shtua hartës së qyteteve që rrezikohet nga përmbytjet që prej rehabilitimitë të qendrës së qytetit në kuadër të "Rilindjes Urbane".

Gabimet në projektim dhe disiplinimin e ujërave kanë sjellë për herë të parë në histori përmbytjen e qytetit të Librazhdit edhe pse pozicioni i shtrirjes së tij në kodër, e bën pothuajse të pamundur përmbytjen nga natyra

Modifikuar më Hënë, 29 November 2021 08:34

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...