Berisha përlotet në Tropojë: Jam i bekuar që linda dhe u rrita në Malësinë e Gjakovës

E mërkurë, 01 December 2021 16:51

 

Atmosfera e zjarrtë në 'Foltoren' e Tropojës përlot ish-kryeministrin Sali Berisha, në takimin e tij me demokratët në vendlindje.

Berisha tha se ishte me fat dhe i bekuar që kishte lindur dhe ishte rritur në Malësinë e Gjakovës.

Që në fëmijëri, tha Berisha, u kultivua me dashurinë për atdheun dhe Kosovën, pavarësisht se regjimi komunist i kishte zhdukur nga tekstet shkollore trevat shqiptare të mbetura jashtë kufijve.

"Përulem me nderimin më të madh për rolin dhe kontributin tuaj në Shqipërinë demokratike, por edhe në të gjtiha kohërat për çështjen kombëtare, për çështjen shqitpare. Duke ardhur në Malësinë e Gjokës më kishte pushtuar një ndjenjë e veçantë, me erdhi në mend një fjalë një filozof gjerman thotë se "njeriu i lirë është fëmija i natyrës". Në fakt, duke perifrazuar këto fjalë të Niçes vetëvetiu i thash vetes se "njeriu i lirë në vendlindjen e tij është dy herë fëmija i natyrës".

Floriana Garo më pyeti si ishte udhëtimi në Tropojë, gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor iu përgjigja unë asaj. Unë shpesh vij me mendjen time më shpesh se kudo në botë, vij në vendlindjen time, por edhe më shpesh se çdo gjë tjetër i përsërsis vetes time çfarë fati të madh që pata dhe sa i bekuar që isha, që linda në Malësinë e Gjakovës.

Pas dekadash janë saj, pas degadash në Tiranë, e qindra udhëtimesh në botë, në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës time, unë mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës sime. Në fillimet e memories time, në familjen time si dhe qindra e mijëra familjet e Malësisë së Gjakovës, Nikajt, Mërturit, Dukagjinit, të gjithë këtyre trevave ekzistonin odat e burrave. Nuk kishte radio, nuk kishte televizor, por e gjithë jeta jonë kalonte nga shkolla te oda dhe anasjelltas, mirëpo cila ishte e vërteta, e vërteta ishte se në odë unë e bashkëmoshatarët e mi mëkoheshim me një dashuri të pakufijshme për vendin, për Kosovë, Kosova për ata burra ishte toka e shenjtë.

Kurse shkolla dhe librat e kishin ndaluar Kosovën, nuk flitej një fjalë për një qytetet të saj, artist, shkrimtar të saj. Kosova nuk ekzistonte për Enver Hoxhën sepse e kishte shitur. Prandaj i vuri emrin Malësisë së Gjakovës, rrethi i Tropoës, Tropoja ishte qëndra, por kjo trevë është Malësia e Gjakovës. Në odë mora eleksirin e jetës time, dashuri e pakufijshme për vendin, dashuri e pakufijshme për Kosovën

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...