Shehu: Nisma e 'Ballkanit të Hapur' është në interes të Serbisë së Madhe

E Enjte, 02 December 2021 11:24

 

Kuvendi ka nisur sot me interpelancën e thirrur nga deputeti i PD-së Tritan Shehu me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me platformën e tij politike dhe hapat e ndërmarrë për ‘Open Balkan’. Deputeti Tritan Shehu tha se kjo nismë është në interes të Serbisë së Madhe, e rrezikshme dhe e panevojshme.

Në kërkesën e depozituar më 19 tetor në Kuvend, deputeti demokrat rendit 14 pika në lidhje me këtë temë, ku kërkon të dijë avantazhet dhe dobitë në procesin e bashkëpunimit rajonal, teksa e cilëson si një nisme të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

‘Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve, të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re, dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës".

"Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievropianist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme. Nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha. Kjo nismë do të dështojë, ashtu dhe siç është parë. Kjo bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat e drejt integrimit në BE,’ tha Shehu

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...