'Bashizmin do e quajmë Boshizëm'/ Berisha: Largoi me pusi ish-ministra dhe kontributorë të PD-së

Premte, 03 December 2021 19:16

 

‘Bashizmin do e quajmë Boshizëm’, tha ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Devollit, duke theksuar se Basha ka larguar me pusi nga PD ish-ministra dhe demokratë me investim të gjatë në parti.

‘S’kishte asgjë më pa kokrra se doktrina e tij që su bë kurrë. E konsiderojë atë një shkëputje nga PD. Por ti smund të shkëputesh nga PD, por të shtosh ide të reja, mund të fusësh njerëz të rinj, por jo të shkëputesh pasi ne jemi parti konservatore, tradicionale dhe i kemi rrënjët te tradita jonë dhe ajo është liritë dhe të drejtat njerëzore’, u shpreh Berisha nga Devolli.

 

Berisha: Vlerësimi për të gjithë kontributoerët e Partisë Demokratike ndër vite, të cilët peng Basha i largoi në kundërshtim me çdo rregull, i largoi nga partia me pusi, nuk i tha asnjë fjalë më parë. Ata të cilët ai i zuri pusi nuk ishin jesmen por ata ishin demokratë me investim të madh. Ai i hoqi nga lista pa u thënë një fjalë, e morën vesh nga radiot se nuk janë më në listë. Heqja duhej bërë me proces me diskutim por e gjithë kjo ishte sepse tek ai nuk ekzistonte respekti për kontributin e tyre për aftësitë e tyre. Përmendët Rezhep Ukën, Ridvan Boden, i hoqi nga lista dhe i thashë si e bënë ti këtë, ai është një nga njohësit më të shkëlqyer të financave në këtë vend, ai jesmen nuk ishte, ai ishte nja gardian i paçmuar i parave publike. Nuk vinte interes tjetër më të madh se ruajtjen e tyre. Edhe në opozitë ai na duhej por për këtë nuk ekzistonte. Këqshtu veproi me të tjerët. Donte të krijonte Bashizmin por do ta quajmë Boshizmin. S’kishte asgjë më pa kokrra se doktrina e tij që su bë kurrë. E konsiderojë atë një shkëputje nga PD. Por ti smund të shkëputesh nga PD, por të shtosh ide të reja, mund të fusësh njerëz të rinj, por jo të shkëputesh pasi ne jemi parti konservatore, tradicionale dhe i kemi rrënjët te tradita jonë dhe ajo është liritë dhe të drejtat njerëzore

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...