Klement Çela iu ben thirrje demokrateve:Me 11 DHJETOR duhet të jenë në Kuvendin Kombëtar të PD si e vetmja rrugë për ekzistencën e PD

Saturday, 04 December 2021 14:14

Të nderuar demokratë,
Të nderuar qytetar të Lushnjes,
Fort të dashur bashkëudhëtarët e mi në misionin e gjatë opozitar të Grupseksionit Karbunarë e Madhe!

Sot,Partia Demomratike thuhet që:"Ndodhet në ditë të vështira?!

Unë mendoj të kundërtën...

Mendoj të kundërtën,pasi e shikoj si hapin final për ringritjen dhe ringjalljen e shpresës te të gjithë demokratët!

Nuk kam dashur kurrë, që të vinte dita që unë të bëja një status kundër askujt dhe aq më tepër kundër drejtuesve të Partisë Demokratike.
Por e shoh të nevojshme,madje detyrim...

Detyrim kundrejtë të gjithë atyre bashkëudhëtarëve të mi në këtë opozitë ,që tashmë shkoi shumë gjatë!

Ju,që keni interesa të ngushtë...
Ju,që serviloseni për hir të karriges...
Ju,që kërkoni ta mbani mirë me të gjithë...
Ju,që etiketoni demokratët që mbështesin FOLTOREN me epitete nga më të ndryshmet(të cilat për etikë,nuk do t'i listoj këtu)...

Duhet të keni diçka të qartë!!!
Demokratët:
Nuk shiten tek askush!
Nuk tremben nga askush!

Unë personalisht,ndjehem krenar,që bashkë me bashkëpunëtorët e mi,kam dhënë kontributin tim gjithë këto vite,se në fund të fundit e kam dhënë për PD dhe njerëzit që unë përfaqësoj.

Lavdi zotit jam udhëhequr nga parimet dhe idealet,por edhe jam shoqëruar nga njerëz të tillë,të cilët nuk janë ata që etiketon kryetari dhe sekretari i PD!

Janë njerëz zotërinj,të cilët pa u lodhur kanë ndjekur kauzat dhe protestat qe ka thirrur kryetari dhe sekretari,(më saktë duan dhe pjesëzen ish përpara)!

Këta njerëz,por edhe të tjerë,të cilët për arsyet e përmenduar më lartë,kanë një shpresë,dhe shpresa është që Partisë Demokratike t'i kthehet besimi,mirënjohja dhe sinqeriteti...

Por,që të ndodhë kjo,asaj duhet t'i rikthehet një person i cili i mbart këto vlera!

E kush më mirë se Prf.Dr.Sali Berisha, i mbart më mirë këto vlera?!

E di që këtu do të mendohet,se edhe unë fillova servilosjen!!
Por jo...

Kush më njeh mirë,e di që nuk e kam pjesë të karakterit tim,pasi në do të kishte një person të cilit di t'i "servilosesha",ai do të ishte L.Basha!

Fjalët e mia janë plotësisht të verifikueshme sepse:

-Sali Berisha e ka vërtetuar me kohën,që është fisnik,mirënjohës dhe i sinqertë me demokratët dhe gjithë shqiptarët.

-Ndërsa L.Basha fatkeqësisht është besëprerë dhe mosmirënjohës deri në pafundësi,jo vetëm në drejtimin tim dhe gjithë shqiptarëve,por thellësisht mosmirënjohës kundrejtë vetë atij që i dha gjithçka që ka!

Kam shumë për të shkruar,por disa po i lë për në datë 11 DHJETOR...

Kështu që, po e mbyll me thirrjen dhe ftesën,që të gjithë demokratët e delegatët,në datë 11 DHJETOR duhet të jenë në Kuvendin Kombëtar të PD.

Është e vetmja rrugë për ekzistencën e PD dhe konkretisht e një PD-je më të hapur,më të bashkuar e më të fortë✌

Klement Çela,
Ish kandidat për deputet,
Anëtar Kryesie,PD dega Lushnje✌

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...