Manjani: Sugjerimi im për Bashën, dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD

Hënë, 06 December 2021 10:49

 

Nga Ylli Manjani

Këtë javë..
****
Gjykoj se Lulzim Basha duhet të zgjedhë të qëndrojë në Partinë Demokratike dhe jo të largohet prej saj.

 

Ai duhet të dorëhiqet dhe të kontribuojë si anëtar i thjeshtë dhe si deputet i saj

 

Nëse do të jetë në politikë, do t'i duhet të marrë pak kohë, të mendojë dhe reflektojë thellë. Të merret me veten, me problemet pa shumë alternativa që ka dhe të mësojë të ndërtojë marrëdhënie njerëzore politike.

 

Ai duhet të gjejë përgjigjen e vërtetë të pyetjes: përse partia i beson më shumë një 77-vjeçari në pension sesa atij?! Do ta ndihmojë gjetja e kësaj përgjigje. Sigurisht nëse nuk mendon vërtetë se është punë “llumi”, “bermude”, “rakie”,”bllofi” etj…. Çështja është përse demokratët dhe jo vetëm u kthyen tek fillimi, te Liria e Demokracia?! Përse nuk ishte Luli në krye të Lirisë e Demokracisë?!

Ndërkohë, demokratëve, në shenjë respekti ndaj tyre dhe ndaj vetes, duhet t’u ofrojë të vetëm një gjë që i ka mbetur: DORËHEQJEN.

Nuk mund të bashkëjetojë dot më me ta si kryetar i tyre. Ata kanë vendosur të vetëmblidhen. Nuk i kishte ndodhur më parë asnjë kryetari të asnjë partie kjo gjë. Të gjithë kanë ikur si bashkëpunues e jo si palë në konflikt me partinë e tyre. Kjo tregon se Luli nuk është më kryetar i tyre.

Por ai mund të vijojë të jetë si ata dhe deputet i tyre. Jeta është e gjatë dhe politika rrokulliset shpejt. Kush reflekton dhe gjen sintoninë me njerëzit është politikan i mirë, pavarësisht gabimeve.

Duhet sintoni me partinë dhe Shqipërinë që të të respektojnë edhe ambasadorët e të huajt.

Askush jashtë nuk të njeh nëse nuk të do vendi yt, njerëzit e tu!

Ndaj them se ai duhet të rrijë në PD duke u dorëhequr. Bashkëpunimi me demokratët është zgjidhja e tij, jo përballja. Me përballje humb vetëm Luli!

Dhe më në fund, kush ja do të mirën Lulit bën mirë ta këshillojë të mbetet anëtar e deputet i PD. Kush e shtyn të përballet ende me kotësinë nuk ja do të mirën, por do ta heqë qafe njëherë e përgjithmonë nga politika.

Por është Luli ai që vendos dhe duhet ta bëjë deri në fund të kësaj jave.

Unë i sugjeroj ende me shumë dashamirësi, siç kam bërë gjithmonë, këtë zgjidhje: dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD. Hapi rrugë ringritjes së saj duke u bërë pjesë dhe jo palë me partinë që imvesroi tek ti.

Është javë vendimtare e karrierës tënde politike.

Nuk ta shpëton dot askush këtë karrierë, përveç vetes.

Çdo rrugë tjetër është largim nga politika. Edhe largimi është alternativë padyshim, por do ishte largim me turp!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...