Berisha: Edhe 3 ditë deri në Kuvend, bashkohuni me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike!

Tuesday, 07 December 2021 11:10

 

Sali Berisha, nismëtari i Lëvizjes për forcimin e Partisë Demokratike, ka sjellë në vëmendje të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë në përgjithësi se kanë mbetur vetëm tre ditë deri në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, që do ta bëjë partinë më të bashkuar dhe më të hapur. “Edhe 3 ditë deri në Kuvendin e PD-së” shkroi Berisha në Fb.

Ndërkohë, degët e PD-së në të gjithë vendin po prezantojnë dita ditës, emrat e delegatëve të tyre që kanë vendosur t’i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit të drejtuar nga Sali Berisha dhe që rezultojnë shumica dërrmuese.

 

Në një mesazh që Berisha ka bërë më herët, ai ka shprehur në Fb falenderimin për degët që publikuan së fundmi, pjesëmarrësit e tyre: “Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Librazhd dhe Prrenjas për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...