Foltorja/ Bylykbashi: Ndërkombëtarët po inkurajojnë këtë përpjekje për demokratizim të PD

Tuesday, 07 December 2021 13:33

 

Në datë 11 dhjetor, Sali Berisha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Dy ditë përpara mbledhjes së Kuvendit, Shqipërinë do ta vizitojë zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar, i cili do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Vizita e Gabriel Escobar në Tiranë vjen edhe në një moment kur SHBA ka njoftuar masat e reja që do të ndërmarrë kundër korrupsionit.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e “ABC LIVE”, u shpreh se ai për çështjen e Sali Berishës di aq sa Lulzim Basha, dhe sipas tij, SHBA nuk ka kërkuar përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi i PD-së.

“Kjo narrativë që i kanë kërkuar heqjen nga grupi parlamentar nuk është e vërtetë. Nuk e kanë kërkuar. Mbi këtë çështje unë di po aq sa zoti Basha. Është më komplekse se kaq, por nuk mund ta detajojmë këtu. Le të themi diçka, korrupsioni nuk mund të përdoret si armë, ka prova për këtë, dhe ato dërgohen në gjykata. Asnjë shtet nuk ndërhyn në zhvillimet e brendshme të një partie".

"Përpjekja është edhe në interes të zotit Basha. Nuk ka PD të Bashës, partia është e jona. Nuk mund të ndërhyhet për të prishur një lëvizje që synon demokratizimin e PD-së. Kjo është një lëvizje që bazohet te vullneti i individëve që janë pjesë e kësaj”, tha ai.

Por përpos Sali Berishës a rrezikojnë edhe njerëzit që janë në mbështetje të tij? Bylykbashi nuk mendon kështu. “Ja ku jam unë që kam mbajtur qëndrime shumë të forta në këtë çështje, i jam bashkuar lëvizjes jo për shkak të PD-së, por asaj që besoj se është kriza e rëndë dhe kjo që po ndodh tregon që sistemi imunitar i partisë reagoi, nuk është shembulli i vetëm i autokratizimit të Bashës për atë që bëri në 9 Shtator, që ishte përpjekja e fundit".

"Ata me të cilët dialogoj përfshirë në ambasadën e SHBA nuk i kam dëgjuar këto. Mund t’ju them që përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar inkurajojnë këtë përpjekje për demokratizim të PD-së. Përfaqësues të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...