Azem Hajdari Jr:I lumtur qe po mblidhemi edhe njeher per te shpetuar Shqiperine

E mërkurë, 08 December 2021 15:03

 

Azem Hajdarit, djali i vogël liderit të lëvizjes studentore të vitit ’90, Azem Hajdari, u shfaq në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në ceremoninë e mbajtur në përkujtim të “8 Dhjetorit”, Ditës së Rinisë.

Përballë statujës së babait të tij në Qytet Studenti, Azem Hajdari u bëri thirrje shqiptarëve që të shmangin personat që janë në dëm të vendit, si dhe tha se shpreson që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë ata që e duan Shqipërinë në formën më të mirë të saj.

 

“Ju falenderoj që keni ardhur këtu dhe falenderoj zotin që ekziston një shpirt i njeriut të tillë që luftoi për të drejtën dhe liritë e njeriut.

 

 

Një ditë si kjo e sotmja ka qenë në memorien time si një ditë përrallore nga mirësia dhe guximi i atyre që u çuan për të mirën e kombit tonë. Këtë përrallë unë e kam dëgjuar aq shumë herë, dhe çdo herë është bërë më e bukur. Me rritjen time kuptova se ishte reale dhe këta njerëz luftuan ndaj komunizmit më të egër në Evropë me mirësinë trimërinë dhe idealet e tyre.

 

Nuk mendoja se do të vinte kjo ditë të mblidheshim sot kështu, mendoja se ishte diçka e shkuar, por kur shikon kur kombi jot është në një situatë të keqe në aspektin e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit, kjo ditë do të vinte. Ishalla shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë dhe t’a kthejmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë, në formën më të mirë dhe t’i shmangim të gjithë njerëzit që janë në dëmin e këtij vendi”, tha Azem Hajdari

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...