Deklarohen më shumë se 4 mijë delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit

E Enjte, 09 December 2021 16:07

 

Shifra e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e kuvendit më datë 11 dhjetor ka kaluar mbi katër mijë. Këtë të enjte kanë pranuar t’u lexohen emrat para medieve dhe delegatët e Partisë Demokratike të Pogradecit, Maliqit dhe Kolonjës. Në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, janë dorëzuar 4200 formularë, në një kohë që sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi ka kërkuar transparencë.

Emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në datë 11 dhjetor, dhe që kanë pranuar t`u lexohen emrat publikisht, ka kaluar në mbi katër mijë. Këtë të enjte, përfaqësues dhe drejtues të Partisë Demokratike në degët e Pogradecit, Maliqit dhe Kolonjës, lexuan delegatët që kanë pranuar publikimin e emrave të tyre. Nënkryetari i degës së PD në Pogradec, Oligert Muçllari u shpreh se kanë firmosur 107 nga 155 delegatë që ka gjithsej kjo degë.

Sekretari i degës së Partisë Demokratike në Maliq, Nevjon Kodra u shpreh se kanë firmosur 69 nga 118 delegatë që kjo degë ka gjithsej.

Në degën e Kolonjës, sipas kryetarit të grupseksionit në Ersekë, Tomi Pashko, kanë firmosur 33 nga 49 delegatë që kjo degë kë gjithsej.

Në zyrën e kryetarit të Këshillit Edi Paloka janë dorëzuar 4200 formularë me firmat që kërkojnë kuvendin më datë 11 dhjetor, ndërsa procesi i mbledhjes së firmave ka vijuar edhe pas dorëzimit të formularëve në zyrën e Palokës.

Deklarimi publik me emër i delegatëve firmëtarë duket se hedh poshtë pretendimet e zyrtarëve të PD, që vazhdimisht kanë kërkuar transparencë për emrat dhe mënyrën e mbledhjes së firmave

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...