66 % e delegatëve të Devollit firmosin për Kuvendin e 11 dhjetorit

Premte, 10 December 2021 12:32

 

Partia Demokratike dega Devoll ka publikuar emrat e delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Publikimi i emrave është bërë nga kryetar i degës PD Devoll, Arben Miza i cili tha se nga 106 delegatë kanë firmosur 71 prej tyre.

‘Të gjithë demokratët e Devollit ndihen tepër të sensibilizuar me dëshirën për tu bashkuar njëri me tjetrin vetëm për të qenë më të fortë dhe më të hapur. Demokratët e devollit kanë qenë ndër demokratët e parë që e kanë pritur këtë ndryshim, vetëm rezultatet që ata kanë dhënë në 8 vitet e fundit nën drejtimin e kësaj force politike kanë qenë të tilla që ata kanë shprehur dëshirën e madhe që PD të jetë një forcë politike që të drejtojë vendin.

Demokratët e Devollit mbështesin Foltoren lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, me dëshirën e tyre të pa imponuar, unë si kryetar i PD të degës së Devollit ndihem i detyruar nga anëtarësia e cila më detyron që ti përfaqësoj ata me dëshirat e tyre, jam pjesë e firmës për të mbështetur Kuvendin më 11 dhjetor’, tha Arben Miza, kryetar i degës PD Devoll.

Nëser në 11 dhjetor, ora 10:00 zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-se

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...