Escobar: Provat për Berishën ti gjejnë vetë institucionet shqiptare

Premte, 10 December 2021 15:30

 

Zëvendës Ndihmës Sekretari që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar duke folur gjatë një interviste me gazetarin Sokol Balla është pyetur për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

Pyetjes për më shumë transparencë të gazetarit, Escobar iu përgjigj me një tjetër pyetje, duke nxitur edhe institucionet shqiptare.

‘Provat për Berishën ti gjejnë vetë institucionet shqiptare’, deklaroi Escobar.

Pjesë nga intervista:

 

Sokol Balla: Ok, pasoja e parë që shohim tani, që e sugjerojnë edhe sondazhe private, është se që nga muaji maj kur ndodhi shpallja dhe sidomos që kur filloi lëvizjen e tij foltorja, Sali Berisha duket se është bërë, e dini, guxoj ta them, më popullor mes demokratëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Disa thonë se kjo është dobësim i Amerikës mes shqiptarëve, gjë që unë nuk e besoj, por njerëzit e thonë. Disa të tjerë e shohin si shenjë që shoqëria po maturohet, e duam Amerikën, por mund ta kritikojmë kur bëjnë një gabim. Disa të tjerë mendojnë se u bë në mënyrën e gabuar, ajo që iu bë atij. Por unë si gazetar që dua të shkoj tek e vërteta dhe transparenca, do të doja të kisha një përgjigje më të qartë se pse konkretisht, Z. Berisha dhe familja e tij u shpallën non-grata nga Departamenti i Shtetit?

ZV/NS Escobar: Ja pyetja për ju: Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime.

Sokol Balla: Dhe jam absolutisht dakord me ju, ishte pyetje retorike. Jam plotësisht në një mendje me ju.

ZV/NS Escobar: Imja nuk ishte retorike

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...