Kuvendi i rithemelimit leksion demokracie, Baçi: Basha s’është më kryetar, s’ka fuqi...

Diel, 12 December 2021 09:51

 

Deputeti demokrat Luan Baçi, ka komentuar Kuvendin Kombëtar të ditës së sotme, ku u vendos dhe shkarkimit të Kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një intervistë për Ora Neës, Baçi tha se sot ishte një ditë historike, ndërsa ka shtuar se Kuvendi i ditës së sotme ishte një leksion demokracie jo vetëm për PD por për të gjithë partitë politike.

 

Luan Baçi: Ishte do të historike për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Për herë të parë mblidhet një Kuvend I jashtëzakonshëm që e thirret nga anëtarësia. Nga ana e transparencës dhe mënyrës së si u procedua ishte një leksion demokracie për të gjitha partitë Demokratike dhe jo vetëm, por edhe për të gjitha partitë politike. Moti nuk i pengoi delegatët të ishin pjestarë të këtij Kuvendi. Kuvendi rezultoi mëse i suksesshëm, jo vetëm që realizoi pritshmëritë tona por i tejkaloi ato. Kjo jo si rezultat i atyre që e organizuan por kjo ishte për meritë të demokratëve që ishin të përgjegjshëm. Jam i surprizuar nga mënyra se si e menaxhuan delegatët këtë Kuvend të jashtëzakonshme.

Ndër të tjera ai tha se pas vendimit që mori sot Kuvendi Basha nuk është më kryetar i PD dhe sipas tij ky i fundit nuk ka fuqi të marrë më asnjë vendim.

Luan Baçi: Kuvendi është organi më i lartë i PD dhe si i tillë, Kuvendi është vendimarrës dhe çdo vendimarrje e Kuvendit është e detyrueshme për zbatim, dhe nuk vihet në diskutim aq më tepër nga kryetari i forcës politike. Kuvendi u thirr në bazë të statutit. Nga moment i sotëm që ky Kuvend ka mbyllur punimet Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD dhe duke mos qenë kryetar i PD nuk ka tagër dhe nuk ka fuqi të marrë asnjë vendim. Nuk ka fuqi të mbledhë një kryesi që është e shkarkuar nga Kuvendi. Statuti që u miratu hyri në fuqi, Kuvendi mori vendimet përkatëse.
Kuvendi i datës 18 është nul dhe nuk mund të mblidhet. Nuk ka mundësi që të mblidhet Kuvendi I datës 18. Kemi 7600 delegatë që përmban Kuvendi I PD, në këta 4934 delegatë morën pjesë në Kuvendin e sotëm, dhe duke marrë parasysh që rreth 1500 që janë të larguar nga vendi, i bie që janë një pjesë shumë e vogël, që mund të jenë 1300 delegatë. Me kaq nuk mund të mblidhet Kuvendi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...