Komisioni i Rithemelimit fton anëtarët e KK të bojkotojnë deputetin Basha dhe të mos përçajnë PD

Diel, 12 December 2021 12:54

 

Komisioni i Rithemelimit ka ftuar permes një deklarate të gjithë anëtarët e KK të bojkotojnë deputetin Basha dhe të mos përçajnë PD

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar!

Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për të përmbushur vakumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re!
Për sa më lart ju njoftojmë se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme. Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë! Ju ftojme gjithashtu të mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës. Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve!

Komisioni i Rithemelimit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...