Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha pasi ka parë nga afër zyrën e kreut të FRPD-së që është thyer dhe vjedhur, ka denoncuar atë që të rinjtë e këtij forumi thanë më herët, që janë kërcënaur nga njerëz të armatosur.
‘Këta banditë me armë kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD-së, në anën e zyrave të tyre.
E dënoj me forcën më të madhe, këtë qëndrim që dëshmon fytyrën e vërtetë të njeriu që deri para dy ditësh, për karrigen e tij ka marrë pend PD-në. E garantoj se do të mbahet përgjegjës për çdo akt dhune që do të ushtrojnë kudo, këtu në Tiranë dhe kudo në Shqipëri.
U bën thirrje të gjithë demokratëve që të mos bëhen palë, në akte që nuk kanë ndodhur as në ditën e krijimit të partisë.
Ata që na kthenin armët ne ishin kriminelë të sigurimit shqiptar, ishin banditë të diktaturës. Por që ish-kryetari të bëjë një akt të tillë, përbën një akt të shëmtuar të gjithë anshëm’, deklaroi lideri historik i demokratëve, Sali Berisha