https://youtube.com/watch?v=-3OhERk_2oc&feature=share
Bisede, Pese Pyetje nga Babarama:
PD jane njerezit, antaret, militantet, mbeshtetesit, eshte ai Kuvend i tre diteve me pare.
Godinat, zyrat, simbolet etj jane prone vetem e tyre e ne sherbim te tyre.
Nuk jane prone e asnje individi, askush nuk ka hipoteke mbi ato.
PD tregoi se fundmi qe ka njerrezit, tashme te rigjallur qe prej Foltoreve te Z.Berisha, te zyrtarizuara nga Kuvendi.
Mbledhja e pare e Komisionit ne Seline e PD ishte nje akt normal i realizuar ne menyre krejt civile.
U diskutua kryesisht per organizimin e Referendumit te dates 18 per te ratifikuar vendimin e Kuvendit per shkarkimin e Z.Basha si Kryetar i PD.
Nje kryetar qe humb “betejat” politike dhe mbeshtetjen e antaresise ose dorehiqet ose shkarkohet.
Nje kryetar partie nuk mund te qendroje ne post duke perdorur si mburoja mbeshtetje, dhe keto jo reale, nga vende te tjera kushdo qofshin.
Ai kondicionohet vetem nga mbeshtetja e anteresise se partise.
Perdorimi i tezave se Kuvendi i PD ishte antiamerikan jo vetem jane krejt te kunderta me realitetin, por jane dhe te rrezikeshme se nxisin me dashje a pa dashje anti amerikanizem ne Shqiperi.
Ne jemi thellesisht pro perendimor, pro europiane e pro amerikane.
Ai Kuvend i 11 dhjetorit lidhej e lidhet me problemet e forcimin e PD, duke implementuar parimet me demokratike e forcuar luften opozitare.
Gjithashtu mbas 8 vitesh kryetar nuk mund te thuash sot se isha “skllav” i Berishes.
Nqs nuk mund te realizonte funksionet si kryetar, duhej te kishte dhene doreheqjen me kohe, kryetar “skllav” nuk mund te pranohet.
Organizimi i Referendumit do te jete transparent, demokratik, masiv, ashtu sic ishte edhe Kuvendi nga antaresia, nepermjet mekanizmave qe miratoi ky Komision.
Ne lidhje me perdorimin e 21 Janarit nga Z.Basha une nuk di cfare ka dashur te thote, se ai ka qene Minister i Brendeshem dhe e ftoj te jape shpjegime per sa tha, dhe jo te leshoje provokacione.
Ne PD hyne vetem antaret e Komisionit pa asnje incident, zhvilluam mbledhjen.
Me tej erdhen aktiviste te PD ne “shtepine” e tyre, jo “llum”, qe vetem duartrokiten.
Le te na thote Z.Basha kush ishin kriminelet, llumi, trafikantet.
Selia eshte selia e PD, e institucioneve te saj, e shumices apo dhe e pakicave qe mund te formojne edhe fraksionet.
Keshtu mund te bashkejetojme te gjithe edhe ne diversitet pa perjashtime.
Kuvend me daten 18 nuk do te kete, do te kete vetem nje Referendum.
E turpeshme cuarja ne SPAK e disa kolegeve nga ish drejtues se PD per simbolet.
Simbolet jane prone e antaresise, militanteve, simpatizanteve qe prej 1990, e jo e disa individeve, qe guxojne te bejne te tilla veprime ne panik.
Rama eshte i trembur nga ndryshimet ne PD.
Atij i interesonte ajo gjendje “kenete” e PD kur ai fitonte, kur dhe sa te deshte.
Tashme ne do te kemi nje opozite te vertete, te forte per te permbysur kete rregjim.