Mesila Doda kundër padisë së Bashës në SPAK: Të kishte pasur kaq zell kundër Ramës, do ishim mazhorancë

Tuesday, 14 December 2021 14:11

 

Deputetja e PD, Mesila Doda e ka konsideruar të tepërt padinë që PD bëri në SPAK ndaj zyrtarëve të Kuvendit të Rithemelimit të partisë.

Me një postim në Facebook, Doda shkruan se të kishin pasur kaq zell kundra Edi Ramës, ‘sot do ishim maxhorancë’. Ajo ka bërë thirrje që të hiqen inatet pasi PD nuk është më e fortë dhe e bashkuar.

“Kjo është e tepërt. PD çon në SPAK deputetë të PD, luftëtarë të vijës së parë. Kjo është e papranueshme, është tej çdo limiti.

Të kishin pasur kaq zell kundra Edi Ramës sa kanë kundër njëri-tjetrit, sot do ishim maxhorancë. Ulni “armët” e mendoni para se të veproni.

Ai që është përballë jush sot, është një si ju dhe për asnjë arsye nuk mund të shqyheni në këtë mënyrë me njëri-tjetrin. Hiqni inatet e ftohni mendjen. Kjo nuk është PD më e fortë e më e bashkuar e askush nga ju nuk ka të drejtën të shkelmojë e mbysë sakrificat e atyre që e themeluan dhe e mbrojtën”, shkruan ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...