Jamarbër Malltezi: Si na bllokoi Basha dërgimin e padive në SPAK për inceneratorët

Tuesday, 14 December 2021 20:51

 

Anëtari i Kryesisë së PD-së Jamarbër Malltezi, në intervistë në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, theksoi se Lulzim Basha ka penguar dërgimin e padive në SPAK për inceneratorët.

Malltezi nënvizoi se i ka dërguar Bashës disa mesazhe për hetim të dosjes së inceneratorëve, por se nuk ka marrë nga ai asnjë përgjigje.

“Lulzim Basha po bën lojërat e tij politike. Tani po lan duart. Më 2015 kemi qenë me zyrtarë të Departamentit të Mjedisit të PD-së dhe në Antikorrupsionit. Kemi qenë në mbledhje të Këshillit Bashkiak. Po të ishte serioz Basha në këtë aferë, do të duhej të merrej përditë, sepse janë me dhjetëra apo qindra afera të vogla që janë si guacka të vogla, që ti e hap e është si kapak pusete.

 

Kjo aferë është si kapak pusete, që mund të na përfshijë të gjithëve neve të PS brenda, e kanë thënë vetë ata të PS-së. Basha ka lejuar vetëm një konferencë për media përpara shumë vitesh. E kam denoncuar në një emision këtë aferë të tmerrshme. Nuk pati ndonjë reagim nga PD-ja. Bashës i kam thënë në Mbledhje Kryesie që kemi çështje të rënda korruptive që do i çojmë në SPAK, pavarësisht le të mos veprojë SPAK e nuk më ka kthyer përgjigje. I kam thënë ta çojmë për grup të strukturuar kriminal në SPAK aferën e inceneratorëve, Bashës ia kam dërguar dosjen në prani të juristes të Partisë Demokratike. Nga Monika Kryemadhi më kanë thënë se janë të implikuar të djathtë e të majtë, por se di këtë gjë. Basha nuk më është përgjigjur në mesazhe, kur kam kërkuar që të hetohet afera e tmerrshme e inceneratorëve”, deklaroi Malltezi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...