Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka ka publikuar mesazhin e një drejtuesi grupseksioni të PD nga zona e Durrësit.
Ky i fundit ka qenë firmëtar dhe delegat në Kuvendin e thirrur nga anëtarësia në 11 dhjetor ku u shkarkua Basha dhe u miratua statuti i ri i PD.
Paloka shkruan se informacionet e tjera janë edhe më zi se kaq, sepse sipas tij, po bëjnë “delegatë” jo vetëm ata që janë me Bashën, pa asnjë funksion në PD, po dhe ata që janë me Ramën.
“Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve.
Sapo me erdhi nje mesazh prej nje drejtuesi grupseksioni nga zona ime ne Durres, firmetar dhe delegat ne Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ne fakt informacionet e tjera jane edhe me zi se kaq…se po bejne “delegate” jo vetem ata qe jane me Bashen, pa asnje funksion ne PD, po dhe ata qe jane me Ramen…” shkruan Paloka.
Në mesazhin e publikuar nga Edi Paloka thuhet se Basha po bën delegatë ata që kanë mbështetur kryeministrin Edi Rama, duke zëvendësuar kështu delegatët e ligjshëm të Parisë Demokratike, të cilët u mblodhën në Kuvendin e 11 Dhjetorit në 'Air Albania'.