Bushati turpëron Bashën: Klloun ambasadash, zjarrfikës i opozitës, zëdhënës oligarkësh

Premte, 17 December 2021 00:04

 

Analisti Andi Bushati vuri me shpatulla pas murit më shumë se njëherë deputetin Lulzim Basha.

Debati mes tyre u shoqërua me tensione dhe atakime personale.

Lulzim Basha u nervozua më së shumti kur Andi Bushati i përmendi kunatin.

 

Basha tha se Berisha e ka betejë për interesa personale lëvizjen në PD, duke hasur kundërshtinë e Bushatit.

 

Në mungesë të argumenteve, Basha i përgjigjej Bushatit me fyerje të tipit "je nipi i Hysni Kapos" apo vjedh lajmet nga "Syri.net".

Basha e quajti Bushatin gënjeshtar, censurues informacioni dhe të paguar nga Samir Mane.

“…S’rri te vilat e oligarkëve, të kanë mashtruar, ose mashtron për hesap të oligarkëve. Demokratët vuajnë se s’ka media të lirë, s’ka media koherente. Në gjumë jeni ju, ju që nuk transmetoni, i censuroni. Je gënjeshtar, shpifës. Mbaj leket e Zamirit dhe bëj diversion kundra meje. Je nip i Hysni Kapos…', i tha Basha-Bushatit.

Ndërsa analisti e quajti Bashës “kloun të ambasadorëve” dhe “zjarrfikës së opozitës”.

“…Mos thuaj më do kaloni mbi trupin tim se është bërë trupi jot si kanal vaditës. Po do ti shpëtosh demokratët ik në shtëpi, ik se është turp të rrish duke humbur. S’kanë fund humbjet, ti po mban bllokun në këmbë, je shtylla kryesore që mban Ramën në këmbën. Do përfundosh si Avdullah Hoti se broçkulla me Amerikën thoshte dhe ai kur i kundërvihej elektoratit të vet. Edhe traun e rrugë së kombit e fute në shtëpi. Ule kokën, e di gjithë Shqipëria që je i kapur….”, i tha Bushati-Bashës.

Më tej, Andi Bushati iu drejtua Lulzim Bashës se u shndërrua në vegël të Edi Ramës

'"Pse u mbush stadiumi atje, se e ka për interesa personale apo sepse ju sepse u kthyet në vegël të Edi Ramës!

Turp kjo është ulje për të gjithë ne!

Ne çfarë bote jetoni zoti Basha se realiteti del krejt tjetër. Ky është llum, ky është i blerë, ky ka interesa personale, dhe ju jeni Jezu Krishti që keni vetëm interesat e njerzimit!", u shpreh Andi Bushati.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...