kryemadhi-ramaKryetarja e LS-se ka Monika Kryemadhi ka publikuar videon ku sipas saj personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve nisin që nga kryeministri Edi Rama, këshilltari i tij Ëngjëll Agaçi dhe arritur te ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u arrestua nga SPAK pikërisht për këtë çështje.
Kryemadhi i referohet deklaratës së kryeministrit në ‘Zonë e Lirë’ të premten i cili deklaroi se SPAK nuk i ka marrë të gjithë nën hetim, por është ndalur vetëm te Lefter Koka.
“E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet!”, thekson Kryemadhi.
Ndërkohë që Edi Rama tha se SPAK nuk ka ngritur asnjë pretendim për procedurat e ndjekura, ndersa shtoi se përgjegjësia është individuale. “Rezultati është aty. I gjithë zinxhiri i ndjekur i procedurës nuk rezulton të jetë problematik nga ata që hetojnë” , deklaroi Rama.
Nga ana e saj Kryemadhi vë në dukje se sipas SPAK, që pas Lefter Kokës hetimi është në zhvillim e sipër. “…nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e koncensionit, në kundërshtim me nenin 16 të ligjit nr.125/2013 “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat…”- thuhet në njoftimin e SPAK së cilës i referohet edhe Kryemadhi.