Berisha: Vuçiç nuk është i mirëpritur në Tiranë, Serbia 'Rusi e vogël', rrezik për paqen në rajon

Hënë, 20 December 2021 17:46

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha iu drejtua presidentit serb Aleksandar Vuçiç se nuk është i mirëpritur në Tiranë.

Nga sheshi i protestës së opozitës dhe qytetarëve shqiptarë dhe ata nga Kosova, Berisha tha se 'Ballkani i Hapur", të cilin promovojnë Rama dhe Vuçiç, është projekt i hegjemonizmit serb.

 

"Kjo është protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit, përveç Beogradit. Kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Një projekt i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në Ballkan, Europë dhe Botë ka qenë ideja e hegjemonizimit serb në gadishullin tonë.

 

Bie ndesh në mënyrë flagrante me interesin tonë kombëar. Në fillimet e tij ky projekt rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Në fillimet e tij ky projekt vuri për maskë minishengenin për të mashtruar kombet e Ballkanit. Më vonë, projekti mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar autorin apo propagandistin e Shoqërisë së Hapur i cili nuk ngurronte të promovonte ndarjen e Kosovës mbi bazën e linjave etnike të pastra.

 

Sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse Ballkani i Hapur është projekti me të cilin Vuçiç dhe Edi Rama kanë rrethuar Kosovën me një darë armiqësore dhe kërkojnë ta asgjësojnë pavarësinë e saj. Sot me ne protestojnë këtu të gjithë qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjes dhe vetë Serbisë, të cilët shohin në projektin djallëzor të Ballkanit të Hapur një përpjekje djallëzore për të zëvendfësuar nismën e Berlinit, projektin për integrimin e vendeve tona në BE.

Lexoni letrën e tyre të sotme që këta aventurierë i drejtuan Brukselit. Në asnjë vend nuk flasin për vende të pavarura, për vende të barabarta. Asnjë fjalë, asnjë rresht nuk bëjnë fjalë për popuj sovranë, por për popuj në koncepsin e vjetër sllav. Nuk flitet për dhunimin e standardeve demokratike në këto vende si shkaku më kryesor i mbetjes së këtij rajoni në pritje për në Bashkimin Europian. Fajet sipas këtyre aventurierëve i ka Europa dhe vetëm Europa. Protesta jonë është protestë për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

Vuçiç ka ardhur këtu si udhëheqësi i Ballkanit të Hapur, i tillë si udhëheqësi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë, i tillë nuk do të jesh zotëri kurrë i mirëpritur në Tiranë. Jo dhe jo. Sepse nordi yt është Moska, sepse prapa nismës qëndron ideja serbomadhe, qëndron përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Serbia e Vuçiçit si ajo e Millosheviçit është shndërruar në Rusi e vogël dhe Rusia e vogël është rrezik për paqen, stabilitetin e Ballkanit dhe të Europës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...