Rama-Basha bashkë për Salianjin, Xhafaj përplaset me Agaçin

Hënë, 20 December 2021 22:06

 

Në Gjykatën e Apelit ka filluar një luftë e madhe për çështjen 'Babale' të deputetit të Lulzim Bashës, Ervin Salianji.

Burime për SYRI pohojnë se gjyqtare e çështjes është Edlira Petri ose bashkëshortja e Sokol Sadushit, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

 

Znj. Petri është vënë midis 2 zjarresh të forta.

Nga njëra anë Fatmir Xhafaj kërkon nxjerrjen e datës së gjyqit se ka shqetësimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj, çështje për të cilën Salianji është dënuar me 1 vit burg të pakonvertueshëm.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka ndërhyrë që çështja të mos dalë dhe procesi të zvarritet.

Në fakt, sipas statistikave dhe sipas Urdhëresës së KLGJ, çështja duke qenë penale duket të kishte një vendim para zgjedhjeve dhe për këtë u luftua fort dhe është pjesë e marrëveshjes Rama - Basha.

Nëse do të kishte një vendim përpara zgjedhjeve të 25 prillit, Ervin Salianjit do t'i privohej kandidimi, ose në rastin më të keq, mund të përfundonte edhe në qeli, nëse Apeli do linte në fuqi vendimin e shkallës së parë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...