Shkullaku: Basha e ka 'spiropalizuar' opozitën, Rama e ka kuptuar

Tuesday, 21 December 2021 09:53

 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti Armand Shkullaku, ka folur për ngjarjen më pikante të ditës në Parlamentin e Shqipërisë, ku Edi Rama caktoi Elisa Spiropalin, si njeriun që do të replikojë nga sot e tutje me Lulzim Bashën, me argumentin se ai e ka humbur legjitimitetin dhe përgjigjet do t'i marrë vetëm nga Spiropali.

Shkullaku tha se kjo ka ndodhur si pasojë e "spiropalizimit të opozitës".

 

"A mund të caktonte Edi Rama një tjetër? Përse Elisën? Aty ka edhe të tjerë. Por, kur opozita 'spiropalizohet', automatikisht, mendja e Ramës thotë, kur këta 'spiropalizohen', unë ja ku e kam dhe ja vë përballë.

 

Opozita në këtë derexhe ka ardhur. Dalin thonë jemi shumicë, kemi 95%, komunistët, sot zbuluan që Sali Berisha paska patur tesër partie, paska qenë edhe president në 97'. Kur i bënin fresk Berishës dhe ziheshin me njëri tjetërin kush ti rrinte më afër, nuk e kanë ditur. Ky është 'spiropalizim', prandaj Rama i caktoi Elisën!"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...