Arroganca e Vuçiç: Nuk kërkojmë falje, na ka ardhur në majë të hundës

Tuesday, 21 December 2021 10:51

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur në Tiranë, ku tha se i ka ardhur në majë të hundës nga fakti se duhet të japë sqarime se pse shtetet e ballkanit po bashkëpunojnë mes tyre. Ai shtoi se nuk ka pse kërkon falje ndaj vendeve të tjera.

“Në fakt i keni shpjeguar tashmë pothuajse të gjitha ato gjëra për të cilat ne kemi bashkëpunuar dhe kemi punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe. Këto janë rezultatet e para që ne kemi arritur, të cilat ju i prezantuat sot. Ne mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo iniciativë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku, do të krijojë themelet e të ardhmes së fëmijëve tanë".

"Unë kam pasur mundësi që mbrëmë të bisedoja me përfaqësuesit e biznesit shqiptar, të cilët kishin interes të madh për të investuar qoftë në Serbi qoftë në Maqedoninë e Veriut, besoj fort që shumë më shumë qytetarë do të bëjnë turizëm mes tre vendeve tona.

 

Më ka ardhur pak në majë të hundës që të japim justifikime për çdo gjë, a thua se kemi bërë diçka të gabuar, dhe të kërkojmë ndjesë ndaj atyre që nuk duan të bëhen pjesë. Është e vështirë për liderët e këtyre vendeve, se pse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha Vuçiç

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...