Vokshi: Vullneti i sovranit do të zbatohet, Basha thërret deputetët sa herë lëviz Komisioni dhe Berisha

Tuesday, 21 December 2021 19:49

 

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, deputetja Albana Vokshi u shpreh në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se Lulzim Basha është shkarkuar dhe vullneti i sovranit do të zbatohet.

Ajo tha se Basha nuk ka më agjendë, ndërsa shtoi se ish-kryetari i PD thërret deputetët në mbledhje sa herë vihet në lëvizje Komisioni i Rithemelimit dhe Sali Berisha.

 

"Komisioni për Rithemelimin e PD ka agjendën e tij, Lulzim Basha nuk ka agjendë. Sheh lëvizjet e Komisionit dhe të Berishës dhe në përgjigje të këtyre lëvizjeve, thërret deputetët. Pse deputetët do e shpëtojnë nga vendimi i sovranit? Askush nuk i shpëton vullnetit të sovranit. Sa më shumë e zgjat, aq më keq është fundi i liderëve, jo fizik, por moral. Lulzim Basha duhet të kishte ikur prej kohësh. Nuk është as europian, as dinjitoz. 43 mijë anëtarë votuan shkarkimin e Lulzim Bashës", u shpreh Vokshi

Modifikuar më E mërkurë, 22 December 2021 12:10

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...