Tahiri: Soros, promotor i nismës serbomadhe të Ballkanit të Hapur

E mërkurë, 22 December 2021 12:07

 

Skenar të Aleksandër Vuçiç për Serbinë e Madhe e ka cilësuar ish-zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Në Radar Informativ me Jonida Shehun, Tahiri tha gjithashtu se promotor i kësaj nisme është Goerge Soros. Sipas saj, kryeministri Edi Rama po gabon dhe se do të dështojë.

“Ka për amanet të krijojë Serbinë e madhe. Kjo nismë është vetëm vazhdim i lojës që të krijohet Serbia e Madhe dhe po habitem pse Edi Rama nuk po i kupton gjërat dhe e dëshiron këtë zhvillim në Ballkan. Edhe për ndarjen e Kosovës gaboi, edhe tani po gabon. Soros është prapa kësaj pune. Kemi të bëjmë me një skenar të paguar mirë. Do të dështojë siç dështoi përpjekja për të dëmtuar Kosovën duke i marrë veriun", deklaroi ajo.

Më tej, Tahiri thotë se Rama është i vetëm, pasi e gjithë Shqipëria është kundër “Ballkanit të Hapur”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...