'Garda' e Lulzim Bashës/ Të arrestuar, policë dhe ekstremistë islamikë

E mërkurë, 22 December 2021 17:58

 

SYRI ka denoncuar vazhdimisht se brenda selisë së Partisë Demokratike ndodhen persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Mes tyre ka edhe efektivë të RENEA dhe FNSH të armatosur rëndë.

 

Sot SYRI zbardh të tjera detaje nga uzurpimi me dhunë e selisë së demokratëve nga deputeti Lulzim Basha.

 

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e argëtimit të shtunën në mbrëmje vonë të disa personave të cilët mësohet se në momentin kur Sali Berisha dhe demokratët mbërritën te PD, pas referendumit ku anëtarësia shkarkoi Lulzim Bashën, kanë qenë brenda godinës dhe në tarracë, me kapuça të zinj dhe të armatosur.

 

Pasi situata është shtensionuar ata kanë dalë nga selia dhe janë rehatuar në një ambient privat për të darkuar me mish, pije dhe muzikë tradicionale. Video është hedhur në Facebook nga Florenc Hoxha dhe mban orën 01:55 minuta të mëngjesitë ditës së diel.

Kjo celulë drejtohet pikërisht nga vetë Florenc Hoxha, ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës i emëruar nga Lulzim Basha në vitin 2011.

Hoxha dhe njerëzit e tij përbëjnë grupin e 'gardës' së Bashës që rri në tarracën e PD-së dhe janë të pajisur me bomba gazlotsjellës. Prova të cilat janë publikuar me foto nga SYRI edhe më parë.

Në vdeon që shihni më poshtë janë njerëz të skeduar si problematikë, të arrestuar, ekstremistë dhe persona me precedentë penalë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...