MEGASKANDALI i pagave/ Si u përdor lista për qëllime elektorale

E Enjte, 23 December 2021 10:02

 

Një ditë më parë, mediat me të drejtë nisën ta etiketojnë skandalin e publikimit të listës së pagave si një skandal të lidhur me atë të patronazhistëve.

Nuk ndodh që brenda një viti, një qeverie t’i shpërthejnë dy skandale kaq të rënda dhe të ndërlidhura, dhe ajo jo vetëm të qëndrojë në pushtet, por edhe të vjedhë zgjedhjet duke përdorur këto lista.

Ajo që bie në sy është se qeveria tentoi ta mbulonte këtë skandal fillimisht me stilin e saj të zakonshëm, duke thënë se këto gjëra ndodhin kudo në botë. Më pas duke thënë se nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Në fakt lista i përket janarit të këtij viti, katër muaj para zgjedhjeve. Ajo nuk ka qarkulluar vetëm këto ditë, por shumë më përpara.

Media dhe opozita e ka akuzuar qeverinë se lista ka pasur qëllim të përdoret për zgjedhjet e përgjithshme, njësoj siç ndodhi me rastin e patronazhistëve.

 

Zëri i Amerikës raportonte se Edi Rama e mbrojti skandalin e patronazhistëve, duke justifikuar rrjedhjen e të dhënave.

Historia e listës së pagave, që do kishte gjunjëzuar çdo qeveri perëndimore, nuk është më ndryshe. Rrënjët e çdo skandali në vend duhen kërkuar vetëm në një pikë: te zgjedhjet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...